Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bota ua bëri bllok fluturimeve me Rusinë, Serbia i shton ato

Gati të gjitha shtetet e Evropës, SHBA-ja, Kanadaja e shumë vende tjera demokratike kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore për kompanitë ruse të fluturimeve dhe atyre që janë të regjistruara në Rusi për shkak të agresionit mbi Ukrainën.

Si kundërpërgjigje, Rusia ndaloi mbi qiellin e saj fluturimet e kompanive të këtyre shteteve.

Por ka një përjashtim, midis Evropës.

Serbia është shteti i vetëm në Evropë bashkë me Bjellorusinë – aleate të Rusisë në luftën e Ukrainës – që nuk i ka vënë sanksione. Madje, nga kompania “Air Serbia” kanë njoftuar se kanë planifikuar të fusin në funksion aeroplanë më të mëdhenj për linjat me Moskën - Airbus A330-200.

Siç shkruan “b92” të martën, deri më tash kjo kompani kishe tetë linja në javë drejt Moskës dhe një drejt St Petersburgut.

Edhe Serbia dorëzohet pas presionit, ul numrin e fluturimeve Beograd – Moskë Botë Serbia dorëzohet pas presionit, ul numrin e fluturimeve Beograd – Moskë

Gjatë verës, kjo kompani ka linja edhe drejt Krasnodarit e Rostovit, kurse planifikon të shtojë edhe një drejt Socchit.

Brukseli zyrtar dhe diplomatë të shumtë kanë kritikuar Serbinë për qëndrimin e saj karshi luftës. Serbia nuk ka pranuar të dënojë sulmin e Rusisë mbi Ukrainën, por vetëm ka thënë se “respekton sovranitetin e Ukrainës”, gjë që në masë të madhe e bën edhe Rusia.