Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja i vendos sanksione të reja Rusisë

SHBA-ja i ka vendosur sanksione të reja Rusisë. Janë shënjestruar afro 100 entitete e individë dhe po ashtu është ndaluar importimi i arit rus, ka njoftuar Departamenti i Thesarit në SHBA.

Në listë të zezë janë futur 70 entitete dhe 29 individë, të cilëve iu janë ngrirë asetet që i kanë në SHBA dhe i është ndaluar të bëjnë biznese apo transaksione me institucionet amerikane.

SHBA-ja do të shënjestrojë edhe konglomeratin rus Rostec dhe disa banka, përfshirë Bankën e Moskës, ka thënë Thesari.

Po ashtu është sanksionuar United Aircraft Corporation, prodhuesi i aeroplanëve luftarakë rusë MiG dhe Sukhoi.

Thesari ka thënë se synimi është që të dobësohet aftësia e Rusisë për të sulmuar Ukrainën nga ajri.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se sanksionet që shtetet perëndimore ia kanë vendosur Rusisë ndonëse kanë kosto ia vlejnë të paguhet ajo për liri.

Ai ka thënë se shtetet perëndimore po paguajnë më tepër për energji si rezultat, por ka shtuar se ukrainasit po paguajnë çmim edhe më të lartë.

Artikuj të ngjashëm