SHBA-ja ka bërë të ditur të mërkurën pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, raportoi CNN-i.
SHBA-ja këtë radhë ka targetuar një bankë kyç komerciale dhe një rrjet global prej më shumë se 40 individësh dhe subjektesh të udhëhequr nga oligarku rus, Konstantin Malofeyev.
Në një njoftim për shtyp, Departamenti Amerikan i Thesarit tha se po synon gjithashtu kompanitë që operojnë në industrinë e minierave të monedhës virtuale të Rusisë, që thuhet se është e treta më e madhja në botë.
“Departamenti i Shtetit po vendos kufizime vizash për 635 shtetas rusë, të cilët janë të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitete që kërcënojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe që kanë qenë të përfshirë në abuzimin të drejtave të njeriut në objektet e burgjeve dhe vendet e paraburgimit jozyrtar në zonat e kontrolluara nga Rusia të rajonit Donbas të Ukrainës”, sipas Thesarit të SHBA-së.
Tre zyrtarë rusë do të përballen gjithashtu me kufizime vizash “për përfshirje në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe për 17 individë përgjegjës për minimin e demokracisë në Bjellorusi”, thuhet në njoftimin e Thesarit të SHBA-së.