SHBA-ja ka vendosur të enjten pako të re sanksionesh ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, i cili po hyn në javën e gjashtë.
Sanksionet e fundit synojnë operatorët në sektorin e teknologjisë, në një përpjekje për të parandaluar Moskën të shmangë sanksionet, raporton Sky News.
Thesari i SHBA-së ka thënë në një deklaratë se ka vendosur sanksione ndaj 21 subjekteve dhe 13 personave, duke përfshirë shoqërinë aksionare “Mikron”, që është prodhuesi dhe eksportuesi më i madh rus i mikroelektronikës dhe prodhuesi më i madh rus i çipave.
Thesari gjithashtu zgjeroi sanksionet për të përfshirë sektorët e hapësirës ajrore, detare dhe elektronike të ekonomisë ruse.
Artikuj të ngjashëm