Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të dielën se Shtetet e Bashkuara po punojnë me aleatët në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse si përpjekje e mëtejme për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
“Kur bëhet fjalë për naftën, naftën ruse, dje po flisja në telefon me Presidentin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit pikërisht për këtë temë, dhe tani po flasim me partnerët dhe aleatët tanë evropianë për të parë në mënyrë të koordinuar perspektivën për ndalimin e importit të naftës ruse, duke u siguruar që ka ende një furnizim të duhur të naftës në tregjet botërore”, tha ai për CNN.
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar tashmë një mori sanksionesh kundër Rusisë dhe Presidentit Vladimir Putin që nga pushtimi i Ukrainës muajin e kaluar.
Megjithëse SHBA konsumon shumë pak naftë ruse, tregu global i ndërlidhur do të thotë se goditjet në një pjesë të botës mund të ndikojnë kudo sa u përket çmimeve.
-
Blinken shpreson që ofensiva ukrainase do të detyrojë Putinin të negociojë
-
Blinken: SHBA-ja po kërkon mënyra për ta shpallur Rusinë një vend sponsor të terrorizmit
-
Çfarë ndodh kur SHBA-ja ndalon naftën ruse?
-
Blinken: Zbatimi i zonës ndalim-fluturimi në Ukrainë do të çonte në luftë gjithë Evropën
-
Reagime të ndryshme për “tërheqjen” e “nisjen” e pushtimit rus