Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se zbatimi i zonës ndalim-fluturimi në Ukrainë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO mund të çojë në luftë gjithë Evropën.
Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojë të punojë me aleatët e tij për t'u siguruar ukrainasve mjetet për t'u mbrojtur nga agresioni rus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E vetmja mënyrë për të zbatuar diçka si zona ndalim-fluturimi është dërgimi i avionëve të NATO-s në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe rrëzimi i avionëve rusë, dhe kjo mund të çojë në një luftë të plotë në Evropë. Presidenti Biden ka qenë i qartë se ne nuk do të hyjmë në një luftë me Rusinë", ka thënë Blinken gjatë një konference shtypi të premten në Bruksel, ku ai po takohet me aleatët evropianë pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
"Por ne do të bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme me aleatët dhe partnerët për t'u siguruar ukrainasve mjetet për t'u mbrojtur në mënyrë efektive, dhe sigurisht, ne po shohim çdo ditë heroizmin e tyre të jashtëzakonshëm, si dhe rezultatet shumë, shumë reale në atë që ata po bëjnë për ta arritur këtë”, shtoi ai.
“Ne po shikojmë çdo ditë se çfarë teknologjie, çfarë kapacitetesh mund t'i ofrojmë në mënyrë efektive, Ukrainës për t'u mbrojtur, dhe kjo është një bisedë e vazhdueshme, fjalë për fjalë që ndodh çdo ditë si me Ukrainën dhe zyrtarët qeveritarë, ashtu edhe midis aleatëve dhe partnerëve. Dhe kështu, fokusi kryesor është të sigurohemi që çdo gjë që ne ofrojmë mund të përdoret në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur”, deklaroi Blinken.