Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se lufta në Ukrainë do të vazhdojë edhe për shumë muaj, shkruan “France 24”.
"Në rastin më të mirë që mund të vlerësojmë tani, ne presim shumë muaj konflikt”, ka thënë Blinken në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kështu u shpreh ai derisa tha se Shtetet e Bashkuara po armatosin Ukrainën në pritje të një lufte të gjatë të nisur nga Rusia.
Sa i përket paketës së re të ndihmave ushtarake për Ukrainën, të cilat i ka mirëpritur shefi i NATO-s, Blinken ka deklaruar se ukrainasit kanë dhënë garanci se nuk do t’i përdorin sistemet e avancuara raketore për objektivat në territorin rus.
"Për sa kohë që kjo vazhdon, duam të sigurohemi që Ukraina të ketë në dorë atë që i nevojitet për ta mbrojtur veten dhe duam të sigurohemi që Rusia të ndjejë presion të fortë nga sa më shumë vende të jetë e mundur për t'i dhënë fund agresionit", ka thënë ai.
Edhe
Blinken: Dërguam fshehurazi armë në Ukrainë para se të niste lufta
Sipas tij, mënyra më e mirë për të shmangur përshkallëzimin është që Rusia të ndalojë agresionin të cilin vetë e filloi.
"Është plotësisht në fuqinë e saj për ta bërë këtë”, ka thënë ai.
-
Bideni do të ndajë ndihma për Ukrainën që ajo të luftojë edhe vitin tjetër, thotë Blinken
-
Blinkeni lë të hapur mundësinë për armë shtesë për Ukrainën
-
Blinkeni thotë se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë edhe nëse Trumpi fiton
-
Ukraina mund të bëhet pjesë e NATO-s pas përfundimit të luftës, sipas SHBA-së