Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHB-ja ende po angazhohet fort që t’ia mbushë mendjen Vladimir Putinit që të heqë dorë prej pushtimit të Ukrainës. Ai ka thënë se Putini ende mund të tërhiqet.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka bërë të ditur se Rusia po planifikon pushtimin dhe se “plani tashmë ka nisur” të zbatohet. Reagime vijnë në kohën kur presidenti Joe Biden është pajtuar në parim që të takohet me Vladimir Putinin për të diskutuar rreth krizës në Ukrainë.
Por Moska ka thënë se diskutimi për samit i parakohshëm dhe se “nuk ka plane konkrete” për takim ndërmjet dy liderëve. Shumë kompani ajrore, përfshirë “Air France” dhe “Lufhansa”, kanë anuluar fluturimet drejt Ukrainës nga frika e pushtimit.
SHBA-ja pretendon se Rusia ka hartuar edhe listën e personave që duhet të vriten ose të dërgohen në kampe të mbajtjes pas pushtimit të Ukrainës. Kremlini i ka quajtur raportet “gënjeshtër absolute”.
Ndërkohë në Bjellorusi, që kufizohet me Ukrainën, mijëra trupa ruse do të qëndrojnë edhe pse kanë përfunduar manovrat. Britania e Madhe ka paralajmëruar se në rast pushtimit, Moska do të përballet me sanksione tepër të ashpra ekonomike.