Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, thanë se e mbështesin Kamala Harrisin për kandidate për presidente të SHBA-së.
“Ne jemi të nderuar t'i bashkohemi presidentit në miratimin e zëvendëspresidentes, Kamala Harris, dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thuhet në një deklarim të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSenatori i pavarur, Bernie Sanders, pati fjalë të mira për presidentin amerikan, Joe Biden, pasi ai u tërhoq nga gara presidenciale.
Sanders shkroi në rrjetin social “X” se Bideni u ka shërbyer me dinjitet Shteteve të Bashkuara.
“Joe Biden i ka shërbyer vendit tonë me nder dhe dinjitet. Si presidenti i parë që ka ecur ndonjëherë në një linjë me punëtorët grevistë, ai ka qenë presidenti më pro-punëtorëve në historinë moderne amerikane. Faleminderit zoti presidenti për gjithçka që keni bërë”, ka deklaruar senatori Sanders.