Një sulm rus në Ukrainë mbetet mundësi e hapur, por kostoja njerëzore do të ishte e madhe, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në komentet e transmetuara në mediat televizive, ai tha se SHBA-ja ishte gati t'i përgjigjej me vendosmëri një lëvizjeje të tillë, raporton BBC.
Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke shkaktuar frikën e një pushtimi.
Ministri rus i mbrojtjes ka thënë se disa forca tani janë tërhequr, por Bideni njoftoi se kjo nuk ishte verifikuar.
“Ministri rus i mbrojtjes raportoi sot se disa njësi ushtarake po largohen nga pozicionet e tyre pranë Ukrainës. Kjo do të ishte mirë, por ne ende nuk e kemi verifikuar këtë. Nuk kemi verifikuar ende se njësitë ushtarake ruse po kthehen në bazat e tyre. Në të vërtetë, analistët tanë tregojnë se ata vazhdojnë të mbeten në një pozicion kërcënues", ka thënë ai.
-
Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit
-
Bideni alarmon se çfarë mund t’i ndodhë Ballkanit nëse SHBA-ja tërhiqet nga Ukraina
-
Bideni i gatshëm të bisedojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Bideni po mendon ta dërgojë në Kiev një anëtar të lartë të administratës së tij
-
Biden: Putini i mbështetur për muri, mund të bëhet më i rrezikshëm