Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin është "i mbështetur për muri" dhe se mund të përdorë taktika më të rënda ndaj Ukrainës, raportoi mediumi amerikan NBCNews të martën (22 mars).
“Ai (Putini) nuk e parashikoi shtrirjen e forcës apo të unitetit tonë. Dhe sa më shumë që shpina e tij është e mbështetur nga muri, aq më e madhe është ashpërsia e taktikave që mund t’i përdorë”, deklaroi presidenti Biden.
Paralajmërimi i Bidenit erdhi pas deklarimeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për një rund të ri të negociatave, derisa theksoi se Ukraina po bombardohet “përtej pritshmërive”.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka thënë të martën (22 mars) se trupat ukrainase kanë vazhduar "të zmbrapsin përpjekjet ruse për të pushtuar qytetin jugor të Mariupolit".
"Disa qytete të Ukrainës vazhdojnë të vuajnë nga bombardimet e rënda ajrore dhe artileria ruse, me OKB-në që raporton se më shumë se 10 milionë ukrainas tani janë të zhvendosur brenda vendit si rezultat i pushtimit të Rusisë", thuhet në përditësimin e fundit të Inteligjencës britanike.
-
Bideni zotohet të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës
-
Bideni paralajmëron që Putini “nuk do të ndalet në Ukrainë”
-
Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit
-
Bideni i gatshëm të bisedojë me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Bideni i premton Zelenskyt sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore