Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni i premton Zelenskyt sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore

Rusia është dënuar gjerësisht pas bombardimeve të qyteteve anembanë Ukrainës, duke përfshirë sulmet me raketa në qendër të Kievit për herë të parë.

SHBA-ja tha se sulmet brutale kishin goditur objektiva joushtarake, duke përfshirë një universitet dhe një shesh lojërash për fëmijë, derisa vazhdoi të premtojë ndihmë ushtarake.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ishte një nga shumë liderët e huaj që foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas sulmeve dhe, ai u zotua të vazhdojë t'i ofrojë Ukrainës mbështetjen e nevojshme për t'u mbrojtur, përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, raportoi BBC-ja të martën.

Bideni tha se sulmet demonstruan brutalitetin e luftës së paligjshme të Putinit.

Pas telefonatës, presidenti Zelensky u zotua t’i forcojë forcat e armatosura të Ukrainës dhe ta bëjë fushën e betejës edhe më të dhimbshme për armikun.

Edhe Bideni zotohet të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës Botë Bideni zotohet të forcojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Kina dhe India, të cilat nuk e kanë dënuar luftën, bënë thirrje për "një de-përshkallëzim".

Ndërkaq, shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se ishte "thellësisht i tronditur".

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin e së shtunës në një urë kyç që lidh Rusinë me Krimenë.

Ukraina pretendon se janë lëshuar 83 raketa, nga të cilat më shumë se 43 janë rrëzuar.

Breshëria vdekjeprurëse përfshiu sulmet në qytetet Lviv, Kharkiv, Dnipro e Zaporizhzhia.

Edhe Bideni telefonoi Zelenskyn, i premtoi shtim të ndihmës Botë Bideni telefonoi Zelenskyn, i premtoi shtim të ndihmës

Të paktën 14 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët.

Disa rajone mbetën pa energji elektrike dhe ujë, pasi raketat goditën infrastrukturën energjetike.