Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ia rikonfirmoi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt, përkrahjen për mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus, raportoi BBC-ja.
Biden foli të hënën me Zelenskyn nëpërmjet telefonit ku njoftoi se janë ndarë 53 milionë dollarë për infrastrukturën energjetike të Ukrainës, pas sulmeve ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bideni konfirmoi angazhimin e SHBA-së për të vazhduar ofrimin e ndihmës për sigurinë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e saj”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Zelensky falënderoi Bidenin për ndihmën, derisa i kërkoi që të bëjë të pamundurën “për të ndihmuar mbrojtjen e popullit ukrainas dhe infrastrukturës kritike, veçanërisht në dimër”.
Presidenti ukrainas deklaroi se Ukraina dëshiron paqe, derisa ka sugjeruar mbledhjen e Samitit Global të Paqes.
Javën e kaluar, sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzoi pothuajse 90 për qind të raketave ruse.