“Amerika është rikthyer”, ka thënë Bideni gjatë fjalimit për shpalosjen e pikave kyç të politikave të jashtme nën administratën e tij. “Diplomacia është rikthyer në qendrën e politikave tona të Jashtme”
Washington, 4 shkurt (AP) – Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të qartë të enjten se bota duhet ta presë tash e tutje një SHBA më të angazhuar diplomatikisht.
“Amerika është rikthyer”, ka thënë Bideni gjatë fjalimit për shpalosjen e pikave kyç të politikave të jashtme nën administratën e tij. “Diplomacia është rikthyer në qendrën e politikave tona të jashtme”.
Me këtë rast, presidenti ka adresuar drejtpërsëdrejti çështjet që janë në epiqendër të agjendës së tij diplomatike – puçin në Birmani, diskutimet me Rusinë dhe marrëdhëniet me Kinën.
Përpjekjet publike diplomatike të Bidenit, që në fazën e hershme të administratës së tij, ia përçojnë botës sinjalin e shkëputjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga katër vjetët e udhëheqjes me sloganin e pararendësit të tij, Donald Trump – “Amerika në rend të parë”.
“Do t’i rindërtojmë aleancat tona. Do të riangazhohemi në botë dhe t’i trajtojmë sfidat enorme me të cilat përballemi në ballafaqimin me pandeminë, me ngrohjen globale dhe ngritjen për demokracinë dhe të drejtat e njeriut kudo në botë”, ka thënë ai.
Edhe Asgjë e re nga WashingtoniPresidenti, i cili e vizitoi të enjten Departamentin Amerikan të Shtetit bashkë me nënpresidenten Kamala Harris, e shfrytëzoi fjalimin jo vetëm për t’i shpalosur ndryshimet politike, për t’i përmbushur premtimet e fushatës dhe përmbysur politikat e administratës Trump, por edhe për të dhënë garanci mbi lidershipin global amerikan dhe rirreshtimin e politikave të jashtme në shërbim më të mirë të shtresës së mesme.
Vizita e Bidenit në agjencinë më të moçme të Kabinetit synon betonimin e premtimit kryesor të fushatës së tij për “ta rikthyer pozitën e Amerikës në botë”.
“Në administratën tonë, juve do t’ju besohet dhe do të fuqizoheni për ta kryer punën tuaj”, iu tha Bideni zyrtarëve. Disa minuta më vonë, Harrisi ka thënë se Departamenti “është themeli i gjithçkaje mbi të cilën qëndrojmë”, ndërsa iu adresua zyrtarëve, duke thënë: “gjithçka që ju bëni... do ta bëjë dallimin në jetët e amerikanëve”.
Përmbajtja dhe simbolika e paraqitjeve të Bidenit dhe Harrisit ishte destinuar për ta përçuar një mesazh të pamohueshëm: se administrata i çmon demokracinë dhe diplomatët e saj, se do t’i përqendrojë politikat e saja të jashtme në bashkëpunimin me aleatët dhe do të punojë në rimëkëmbjen e reputacionit të dikurshëm si vendi që prin duke dhënë shembull.
Mirëpo, analistët kanë vlerësuar se ekziston skepticizëm i thellë për sa i përket qëndrueshmërisë së angazhimeve amerikane karshi institucioneve multilaterale dhe aleancave botërore.
Sipas tyre, shumë shtete janë distancuar nga Amerika për shkak të administratës së Trumpit.
Që në ditët e para si president, Bideni ka mëtuar të dëshmojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rikthyer nëpërmjet lidhjeve telefonike me liderët e huaj.
Për ta dëshmuar riangazhimin global të SHBA-së, ai shfrytëzoi dy sprovat e para që i janë shfaqur që nga ardhja në detyrë më 20 janar.
Edhe
“Amerika juaj ekziston kudo, por jo në pushtet”
Bideni ka kërcënuar Birmaninë me vendosjen e sanksioneve të reja shkaku i grusht-shtetit të ushtrisë, të ndërmarrë vetëm pak ditë më parë. Ndërkaq, trazirat në Rusi lidhur me arrestimin e politikanit kryesor opozitar, Alexei Navalny, po shërbejnë si një tjetër test i vështirë për premtimin e tij për kthimin e Amerikës në rolin e lideres botërore.
Mirëpo, ngjarjet e 6 janarit në Washington e kanë dobësuar “kartën” e Bidenit për të promovuar demokracinë jashtë Amerikës. Këtë plan, analistët vlerësojnë se mund ta realizojë duke e fuqizuar demokracinë përbrenda vetë shtetit që udhëheq.