Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se do t’i dalë në ndihmë Tajvanit në rast se sulmohet nga Kina.
Në një deklaratë të shkurtër, presidenti amerikan ka theksuar se vendi i tij është i angazhuar në mbrojtjen e Tajvanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëkëtë, Shtëpia e Bardhë ka insistuar se komentet e presidentit nuk nënkuptojnë ndryshimin e politikave amerikane ndaj Tajvanit dhe Kinës.
Tajvani ka bërë të ditur se deklaratat e të parit të SHBA-së nuk nënkuptojnë ndryshime në politikat kundruall Kinës.
SHBA-ja nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por i shet armë si pjesë e Aktit të Marrëdhënieve me këtë vend.
Tensionet midis Tajvanit dhe Kinës janë thelluar, pasi që kjo e fundit nisi, gjatë javëve të fundit, me dhjetëra avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, ndërkaq presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka insistuar se shteti i tij do ta marrë Tajvanin qoftë edhe me forcë.
Sipas një vlerësimi të ekspertëve, shteti kinez gjatë vitit 2022 do të jetë plotësisht gati për ta pushtuar ushtarakisht Tajvanin, që insiston për pavarësimin nga Kina.