Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se do t'i dalë në ndihmë Tajvanit në rast se sulmohet nga Kina.
"Po, jemi të angazhuar për ta bërë", ka deklaruar ai. Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë ka theksuar se komentet e Bidenit nuk nënkuptojnë ndryshim të politikave.
"Ajo që ju duhet të shqetësoheni është nëse ata (Kina) do të përfshihen apo jo në aktivitete që mund të bëjnë gabime serioze.”
Ndërkohë, Tajvani zyrtar ka theksuar se deklaratat e të parit të SHBA-së nuk nënkuptojnë ndryshime në politikë në raport me Kinën. SHBA-ja nuk ka lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, por i shet armë si pjesë e Aktit të Marrëdhënieve me këtë shtet, raporton BBC.
Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë shtuar pasi kjo e fundit nisi javëve të fundit dhjetëra avionë luftarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.
-
Bideni sërish thotë se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin nëse e sulmon Kina
-
Biden premton të mbrojë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina
-
Bideni i vihet përballë Kinës për territorin e kontestuar
-
Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin
-
Trump: Xi më ka siguruar se nuk do të veprojë ndaj Tajvanit sa të jem unë në detyrë