Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bideni do ta vazhdojë garën për president

Joe Biden

Joe Biden do të jetë “absolutisht” në garën për rizgjidhje në nëntor dhe do t’i kthehet fushatës javën e ardhshme, ka konfirmuar ekipi i tij të premten.

“Ai është absolutisht në garë”, ka thënë udhëheqësja e fushatës së Bidenit, Jen O’Malley Dillon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka bërë të ditur se Bideni do t’i kthehet fushatës javën e ardhshme pasi po qëndron i izoluar me simptoma të buta të COVID-19.

Bideni është përballur me thirrje nga brenda partisë së tij për t’u tërhequr nga gara dhe t’ia lirojë vendin dikujt tjetër që të përballet me kandidatin republikan Donald Trump. Së fundmi u raportua se një gjë të tillë e kishte kërkuar edhe ish-presidenti Barack Obama.

Ekipi i Bidenit këmbëngul që presidenti është ende popullor dhe do t’i fitojë zgjedhjet.