Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka cilësuar “masë të drejtësisë” vrasjen e liderit të grupit terrorist Hezbollah, Hassan Nasrallah nga Izraeli të premten.
Bideni ka thënë se operacioni për ta eliminuar Nasrallahun ishte në kontekst më të gjerë të konfliktit që nisi në tetor të vitit të shkuar, një ditë pasi Hamasi sulmoi Izraelin.
“Nasrallah, të nesërmen, mori vendimin fatal për të bashkuar forcat me Hamasin dhe për të hapur atë që ai e quajti një ‘front verior’ kundër Izraelit”, ka thënë presidenti amerikan Biden me anë të një deklarate.
Ai ka thënë se kjo “masë e drejtësisë” është për shkak të “shumë viktimave” nga Nasrallahu. Këtu Bideni ka përmendur “mijëra civilë amerikanë, izraelitë e libanezë”.
Bideni ka thënë se SHBA-ja përkrah plotësisht të drejtën e Izraelit për mbrojtje nga organizatat Hezbollah, Hamas, Houthi dhe “çdo grup tjetër terrorist i mbështetur nga Irani”.
-
Bideni kundërshton idenë për ofensivë tokësore nga Izraeli, kërkon armëpushim
-
Netanyahu e quan të domosdoshme vrasjen e Nasrallahut
-
Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Nasrallah
-
Nasrallah u vra brenda dhomës së operacioneve të luftës, tregon ndihmësi i tij
-
Arrihet marrëveshja e armëpushimit në Liban