Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka shkruar në mediat sociale se gjatë ditëve në vijim SHBA-ja do të rikthejë shtytjen për një armëpushim në Gaza.
Bideni ka thënë se kjo do të bëhet pa Hamasin në pushtet, raporton The Guardian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë ditëve në vijim, Shtetet e Bashkuara do të bëjnë një shtytje tjetër me Turqinë, Egjiptin, Katarin, Izraelin dhe të tjerët për të arritur një armëpushim në Gaza me pengjet e liruara dhe një fund të luftës pa Hamasin në pushtet”, ka shkrur Biden.
Përpjekjet e një viti të SHBA-së për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit nuk kanë pasur sukses që nga një pauzë e shkurtër në luftime dhe lirimi i disa pengjeve që zgjati nga 24 nëntori 2023 deri më 30 nëntor 2023.
Zyrtari i Hamasit, Sami Abu Zuhri i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se grupi "është i interesuar të arrijë një marrëveshje që i jep fund luftës në Gaza", por, ai pohoi se "problemi ishte gjithmonë me Netanyahun, i cili gjithmonë i ka shpëtuar arritjes së një marrëveshjeje”.