Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka paralajmëruar palët e përfshira në negociata për një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gaza që të mos i minojnë përpjekjet.
Bideni ka deklaruar se “jemi më afër se kurrë” armëpushimit pas raundit të fundit të negociatave, por një zyrtar i lartë i Hamasit ka shprehur skepticizëm.
Ai po ashtu ka njoftuar se do ta dërgojë Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në Izrael për të vazhduar “përpjekjet intensive për ta përfunduar marrëveshjen”, raportoi BBC.
Deklaratat e tij vijnë pas një deklarate të përbashkët nga SHBA-ja, Katari dhe Egjipti – se ata kanë paraqitur një propozim për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve që “ngushton boshllëqet” mes Izraelit dhe Hamasit.
Çfarëdo shenje progresi në bisedimet në Katar vlerësohet si esenciale nga qeveritë e dëshpëruara ta shmangin që lufta në Gaza të shndërrohet në konflikt të gjerë rajonal.
Ndërmjetësuesit kanë thënë se diskutimet e dy ditëve të fundit për armëpushim kanë qenë “serioze, konstruktive dhe të zhvilluara në atmosferë pozitive”.
Edhe
Biden: SHBA-ja do të rikthejë përpjekjet për armëpushim në Gaza
Ekipet teknike priten të vazhdojnë të punojnë në ditët në vijim mbi detajet se si të zbatohen kushtet e propozuara para se zyrtarët qeveritarë të takohen sërish në Kajro.
Bideni ka theksuar se ka folur ndaras me liderët e Katarit dhe Egjiptit, të cilët kanë shprehur “mbështetje të fuqishme” për propozimin.
-
Bideni jep detajet për marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas
-
Blinken: Besoj se do të kemi marrëveshje në ditët e mbetura të administratës Biden
-
Izraelit dhe Hamasit u dorëzohet drafti “përfundimtar” i një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza
-
Biden: Izraeli dhe Libani e kanë pranuar marrëveshjen e armëpushimit