Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, ka thënë se Fondi i Bezosit për Tokën do të shpenzojë 2 miliardë dollarë për të rigjeneruar natyrën dhe transformuar sistemet ushqimore, raporton BBC.
Ai në konferencën e klimës COP26 në Glasgo] ka thënë se ka kuptuar brishtësinë e natyrës kur udhëtoi në hapësirë.
Sipërmarrësit, përfshirë këtu edhe Bezosin, janë kritikuar se po shpenzojnë para për të udhëtuar në hapësirë në vend se të zgjidhin problemet në Tokë.
Amazoni është kritikuar gjithashtu nga punonjësit për praktikat mjedisore.
Duke folur në konferencën COP26, Bezos tha: “Në shumë pjesë të botës, natyra tashmë po kthehet në një lavaman karboni, në një burim karboni”.
Fondi i Bezosit për Tokën planifikon të shpenzojë 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike në përgjithësi.
-
”Amazon” premton dy miliardë dollarë për pasurimin e tokës në Afrikë
-
Jeff Bezos do të shesë aksione të tjera të Amazonit në vlerë prej 5 miliardë dollarësh
-
Jeff Bezos sërish më i pasuri në botë
-
Jeff Bezos shet rreth 2 miliardë dollarë aksione të Amazonit
-
Jeff Bezos i bashkohet garës për ofrimin e internetit me satelit