Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE: Ukraina është demokraci, Rusia e Putinit jo

Vlodymyr Zelensky

Bashkimi Evropian i është përgjigjur akuzës së një dite më parë të presidentit amerikan, Donald Trump, kur ai e quajti Zelenskyn “diktator”.

"Ukraina është një demokraci, Rusia e Putinit jo”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Stefan de Keersmaecker të enjten, raporton BBC.

Ai ka shtuar se BE-ja ka një "pozicion të drejtpërdrejtë dhe të qartë" për këtë çështje, duke thënë se "presidenti Zelensky është zgjedhur në mënyrë legjitime në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike".

BE-ja është një aleat kyç i Ukrainës, edhe pse vendi nuk është një vend anëtar.

Deklarata e Trumpit në të cilën ai e quajti Zelenskyn “diktator” ka ardhur pasi presidenti ukrainas ka thënë se Trumpi “po jetonte në një hapësirë dezinformuese” të krijuar nga Moska.

Zelensky e ka bërë këtë deklaratë pasi Trumpi kishte kërkuar zgjedhje në Ukrainë, duke thënë se presidentit aktual i ka rënë besueshmëria në mesin e ukrainasve. 

Edhe Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn Botë 6 muaj më parë Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn

Mirëpo, Ukraina ka shpallur ligjin ushtarak që kur ka nisur pushtimi rus, dhe kjo nënkupton se zgjedhjet janë të pezulluara. 

Zelensky është zgjedhur president në vitin 2019 për një mandat 5-vjeçar.