Përfaqësuesit nga vendet anëtare të BE-së u takuan në Bruksel, ku Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme u fokusua te drejtësia në Hungari dhe Poloni.
Hungaria do ta marrë presidencën e Këshillit të BE-së në korrik të vitit 2024, por qeveria e saj nacionaliste, e cila mban lidhje të ngushta me Moskën, ka argumentuar gjithashtu kundër sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe ka kërkuar të fuqizojë varësinë e Hungarisë nga karburantet fosile ruse që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Ndërkohë, presidenti polak, Andrzej Duda, ka theksuar se do të nënshkruante projekt-ligjin i cili krijon një komision të fuqishëm, që gjoja synon të hetojë ndikimin rus në Poloni, por që kritikët e shohin si mjet për të hequr nga jeta politike kundërshtarët e partisë në pushtet, kryesisht liderin e opozitës, Donald Tusk.
Parlamenti e ka miratuar ligjin, i cili u propozua nga partia konservatore në pushtet Ligj dhe Drejtësi, teksa vendi po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë.
Edhe kryeministri hungarez, Viktor Orban, akuzohet për masa që vështirësojnë funksionimin e pavarur të drejtësisë dhe demokracisë.
-
Tusk: Hungaria sistematikisht e ka informuar Moskën për bisedimet e mbyllura të BE-së
-
Hungaria vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë
-
BE-ja sfidohet nga kërcënimi i Hungarisë me bllokim të sanksioneve të reja ndaj Rusisë
-
Orban: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë s’është Rusia por BE-ja
-
Hungaria shpall zgjedhjet, Orbani vihet në test pas 16 vjetësh