Bashkimi Evropian ka shumë të ngjarë të përfshijë Trupën e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste, ka bërë të ditur të enjten shefja e Politikës së Jashtme të bllokut, Kaja Kallas.
Ajo e ka bërë të ditur planin përpara një këshilli të ministrave të punëve të jashtme.
"Ne po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit dhe gjithashtu pres që ta fusim Trupën e Gardës Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste", ka thënë Kallas.
Njoftimi vjen teksa tensionet mes Iranit dhe SHBA-së janë shtuar, pasi presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi se një armadë amerikane ishte nisur drejt Iranit.
Aeroplanmbajtësja “Abraham Lincoln” raportohet të ketë arritur të martën në Lindje të Mesmë, ndërkohë që të mërkurën, presidenti Trump ka paralajmëruar Iranin që të ulet në tryzën e bisedimeve për të bërë marrëveshje për programin e tij bërthamor, ose në të kundërtën, vendi do të sulmohej nga SHBA-ja.
-
BE-ja e vendos Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste
-
Irani paralajmëron “të hapë fronte të reja” kundër SHBA-së nëse ajo rikthen sulmet
-
BE-ja pajtohet për sanksione të reja ndaj iranianëve që pengojnë lëvizjen në Hormuz
-
Nëse SHBA-ja kalon vijat e kuqe përgjigja jonë do të shkojë përtej rajonit, paralajmëron Irani
-
CIA synon armatosjen e forcave kurde për të nxitur kryengritje në Iran