Marrëveshja e tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian është miratuar nga udhëheqësit e BE-së.
27 udhëheqësit e dhanë përkrahjen e tyre, pas një diskutimi që zgjati më pak se një orë në Bruksel.
Ishte presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili ka rekomanduar që BE-ja të miratojë marrëveshjen e Brexit-it, raporton KTV.
Rekomandimi u bë pasi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, mori garanci nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për Gjibraltarin dhe e hoqi kërcënimin e tij për të bojkotuar samitin.
Kryeministrja britanike, Theresa May, është shprehur optimiste se shteti i saj do të përfitojë nga kjo marrëveshje.
Procesi i daljes nga BE-ja do të fillojë në mars të vitit 2019.