Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe një orë larg BREXIT-it

Foto: Reuters

Mesnata e së premtes shënon fundin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Çështja e nxehtë e BREXIT-it merr fund pas pothuajse katër vjetësh.

Diskutimet kanë qenë të ashpra, si në Parlamentin britanik, ashtu edhe në atë evropian.

BREXIT-i fillimisht ishte caktuar për 31 mars të vitit të kaluar, por u vonua vazhdimisht kur deputetët kundërshtuan një marrëveshje të mëparshme të tërheqjes të arritur nga BE-ja dhe ish-kryeministrja Theresa May, raporton KTV.

E, pikërisht BREXIT-i u bë shkak për dorëheqjen e saj.

Edhe Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në Botë 1 muaj më parë Një dekadë pas BREXIT-it, kryeministri i ri britanik dhe sfidat në raport me BE-në

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka mbështetur BREXIT-in dhe ka premtuar se do t’i prijë shtetit drejt një të ardhmeje të ndritshme.

Gjatë së premtes, deputetët britanikë u larguan për herë të fundit nga Parlamenti Evropian, derisa u kujdesën edhe për mesazhe ironike drejt BE-së.

Ndërsa, liderët e bllokut reaguan duke thënë se vetëm BE-ja mund t’i zgjidhë sfidat globale.

“Asnjëherë nuk konsiderohet moment i lumtur kur dikush largohet. Sidoqoftë, ne me këtë rast, po hapim një kapitull të ri. Do të punojmë shumë që t’i realizojmë të gjitha ambiciet e Bashkimit Evropian”, tha Charles Michel, President i Këshillit Evropian.

Britania disa herë ka refuzuar shumë projekte të BE-së, përfshirë edhe monedhën evropiane, ose marrëveshjen e Schengenit.

Për shumë vjet, euro-skeptikët britanikë kanë bërë fushatë për të çliruar vendin e tyre nga ai që ata e shohin si institucion tepër burokratik.

Edhe Starmer: BREXIT-i ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë tonë Botë 7 muaj më parë Starmer: BREXIT-i ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë tonë

Në vitin 2016, britanikët dolën për të votuar në referendumin për dalje ose qëndrim në Bashkimin Evropian, me ç‘rast shumica votuan për largim.

Britania bëhet vendi i parë që largohet nga blloku prej 28 anëtarësh, 47 vjet pas anëtarësimit të saj.