Botë

Britania sot zyrtarisht del nga blloku evropian

Britania e Madhe këtë të premte i jep fund qëndrimit në Bashkimi Evropian. Çështja BREXIT merr epilog pas pothuajse katër vjetësh, që kur u mbajt referendumi për dalje ose qëndrim në Bashkimin Evropian, e ku britanikët votuan për largim.

Janë paraparë organizime për këtë ditë derisa në mbrëmje kryeministri Johnon do t'i adresohet popullit. BREXIT fillimisht ishte caktuar për 31 mars të vitit të kaluar, por u vonua vazhdimisht kur deputetët kundërshtuan një marrëveshje të mëparshme të tërheqjes të arritur nga BE-ja dhe ish-kryeministrja Theresa May, transmeton KTV.

E Johnson ishte në gjendje ta çonte përpara marrëveshjen e tij përmes Parlamentit pasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme të dhjetorit me një shumicë të qartë.