Bashkimi Evropian arriti të hënën një marrëveshje politike unanime për sanksione të reja ndaj udhëheqësve të Hamasit dhe kolonëve izraelitë, tha përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, në një konferencë për shtyp pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
Njoftimi vjen pas viteve të bllokimit dhe presionit në rritje të shkaktuar nga luftimet në Gazë.
"Dhuna dhe ekstremizmi kanë pasoja", tha Kallas gjatë konferencës për shtyp.
Megjithatë, diplomatët e BE-së nuk arritën të bien dakord për veprime më të forta për të ushtruar presion mbi Izraelin, si ndalimi i produkteve nga kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor ose pezullimi i një marrëveshjeje kyçe tregtare.
Kallas pranoi se kishte shtete anëtare do të kishin dashur të vendosnin më shumë sanksione.
"Po, është e vërtetë që shumë shtete anëtare duan më shumë, dhe ka gjithashtu shumë shtete anëtare që nuk duan më shumë, kështu që ja ku jemi", tha ajo.
Edhe
BE-ja hedh poshtë propozimin për pezullim të marrëveshjes së asociimit me Izraelin
Palestinezët, grupet e të drejtave dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar gjithnjë e më shumë për përkeqësimin e dhunës në Bregun Perëndimor, ku palestinezët po përballën me vrasje, zjarrvënie, vandalizim dhe zhvendosje të komuniteteve bujqësore nga vendbanimet e tyre.
Të paktën 40 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i vitit nga kolonët izraelit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.