Bashkimi Europian po kërkon me urgjencë një person të përshtatshëm për funksionin e ri të të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor, ndërsa emri më i përfolur për këtë funksion është ai i shefit diplomatik të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, raportojnë agjencitë perëndimore, transmeton Koha.net.
Sipas komenteve, qëllimi i BE-së është mbi të gjitha amortizimi i ndikimit të SHBA në rajon. Lajçak konsiderohet i preferuari i Beogradit. Ai konsiderohet njohës i mirë i rrethana, e po ashtu edhe politikan me përvojë. Ai ka ushtruar funksione me rëndësi në rajon dhe e flet serbishten sikur ta kishte gjuhë të mëmës.
Bëhet e ditur se javën që e lamë ai kishte një takim larg syve të opinionit me shefin e ardhshëm të diplomacisë europiane, spanjollin Josep Borrell Fontelles.
“SHBA ka dy përfaqësues për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ne asnjë. Prandaj i kemi punët kështu”, citojnë mediat e Beogradit Borrellin t’i ketë thënë Lajçakut, duke përmendur largimin e rajonit nga BE-ja, transmeton Koha.net.
-
Lajçaku “s’i ndahet” Ballkanit Perëndimor
-
Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim
-
Lajçaku flet me O’Brien për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor
-
Lajçak flet për Pahorin si emisar i ardhshëm: E njeh rajonin
-
Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor