Ukraina pret të merr 5 miliardë euro ndihmë makro-financiare nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, për të mbështetur ekonominë dhe ushtrinë dhe për t'u përgatitur për dimrin e ardhshëm, tha sot kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.
Kjo do të ndihmojë për të garantuar stabilitetin e ekonomisë sonë, mbështetjen për ushtrinë dhe sezonin e ngrohjes”, tha ai në një deklaratë në Telegram përpara takimit me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Pushtimi rus i Ukrainës po shteron burimet e vendit dhe Kievi ka kërkuar vazhdimisht ndihmë financiare nga BE, Shtetet e Bashkuara dhe huadhënësit ndërkombëtarë.
Shmyhal, i cili mbërriti në Berlin vonë të shtunën, pritet të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarë të tjerë.
Gjermania gjithashtu pritet të dorëzojë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë këtë vjeshtë, tha kryeministri ukrainas./ksp
-
Ukraina merr 1.35 miliardë dollarë nga SHBA-ja për programet humanitare dhe sociale
-
BE-ja do t’ia japë 35 miliardë euro hua Ukrainës për rimëkëmbjen e ekonomisë
-
Këshilli i BE-së miraton ndihmën prej 5 miliardë eurosh për forcat ukrainase
-
50 miliardë eurot e BE-së për Ukrainën në thelb nuk janë asgjë
-
BE-ja zhbllokon ndihmën prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën