SHBA-ja dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, i cili u arrestua mbrëmë, raporton BBC.
Aktivisti po kthehej në vendlindje pesë muaj pasi gatisa nuk e humbi jetën pas një sulmi me një agjent nervor, për të cilin ai i kishte fajësuar autoritetet ruse.
Kremlini ka mohuar se ka pasur gisht në helmimin e tij.
Mirëpo, pretendimet e politikanit opozitar janë mbështetur nga raportimet e gazetarëve investigativ.
Pas arrestimit të Navalnyt, kanë reaguar SHBA-ja dhe BE-ja, që kanë kërkuar lirimin e kritikut të Putinit, por janë frenuar nga paralajmërimi i ndonjë mase.
Edhe
Rusia u kërkon vendeve evropiane prova për akuzat se ka vrarë Navalnyn
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se autoritetet ruse po tentojnë të heshtin kritikët e tyre. Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të Navalnyt.
“Liderët që kanë besim nuk i frikësohen zërave kundërshtues, e nuk kryejnë as dhunë ndaj apo arrestojnë në mënyrë të padrejtë kundërshtarët politikë”, ka shkruar Pompeo në Twitter.
Edhe reagimet e Bashkimit Evropian nuk ishin më të buta, ku Franca, Italia dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kërkuan lirimin e Navalnyt.
Në deklaratë, qeveria e Britanisë së Madhe ka thënë se është thellësisht e shqetësuar nga arerstimi i Navalnyt.
“Në vend se të persekutohet viktima e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duket të hetojnë se si një armë kimike u prëdor brenda territorit rus”, thuhet në reagimin e Britanisë.
Navalny ishte helmuar në gusht të vitit të kaluar dhe kishte kolapsuar në një aeroplan në Siberi. Ai më pas u dërgua në Gjermani për trajtim emergjent mjekësor. Ndërsa u rikuperua, ai tha se e ka synim të ktheëhet në Rusi.
Edhe
Kremlini mohon akuzat se ka helmuar Navalnyn me toksinë bretkose
Të dielën ai u kthye në Rusi nga Berlini, përkundër paralajmërimeve se mund të arrestohet. Aeroplani i Pobeda Airlines ishte plotë me gazetarë.
Pak para aterimit, piloti njoftoi se për arsye teknike, aeroplani do të aterojë në aeroportin Sheremetyevo, e jo në Vnukovo ku po prisnin mijëra përkrahës të Navalnyt.
Me të ateruar, Navalny u arerstua. Atij iu tha se do të përdoret dhunë nëse i shpërfillë urdhërat. Përkundër kërkesës, avokatit të Navalnyt nuk iu lejua ta përcillte atë.
Navalny më vonë u dërgua në një stacion policor në Moskë, ku e ka kaluar natën.
Edhe
SHBA-ja nuk e vë në dyshim raportin evropian për Navalnyn, thotë Rubio
Në një deklaratë vonë të dielën, shërbimi korrektues i Rusisë tha se lideri i opozitës do të qëndrojë në paraburgim deri në një vendim të gjykatës. Autoritetet e akuzojnë Navalnyn për thyerje të kushteve të vendosura për lirinë me kusht në dënimin që mori me kusht ai për përvetësim. Ai gjithmonë ka thënë se dënimi ishte i motivuar politikisht.
Prokurorët rusë po ashtu kanë iniciuar një rast të ri penal kundër Navalnyt për mashtrim, në lidhje me transferimin e parave në disa organizata bamirëse përfshirë edhe në Fondacionin e tij Anti-Korrupsion.