Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja i kërkon Rusisë që ta lirojë menjëherë Navalnyn

Alexei Navalny

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që ta lirojë menjëherë politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili është dërguar së fundi në çeli.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ndërhyrja që po bën Qeveria ruse në të drejtat e Aleksei Navalnyt”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

Navalny ka thënë përmes disa postimeve në Twitter, më 8 shtator, se autoritetet e burgut e kanë akuzuar atë se është përfshirë në aktivitete kriminale jashtë burgut, dhe për pasojë i kanë hequr të drejtën e takimeve me avokatin.

Navalny, i cili është duke vuajtur dënimin me burg për dy akuza – shkelje të rregullave të dënimit me kusht, dhe për përvetësim – në një burg 260 kilometra në lindje të Moskës, ka thënë se autoritetet e kanë dërguar në çeli dhe ia kanë kumtuar vendimin.

Kur Navalny i ka pyetur se çfarë krime mund të ketë kryer ai nga burgu, ata i kanë thënë se “nuk të lejohet ta kuptosh”.

Edhe Navalny futet në izolim në burgun në Arktik Botë Navalny futet në izolim në burgun në Arktik

Sipas tij, ai do të kalojë 15 ditë në çeli, për herë të katërt prej kur është burgosur.

Navaly, i cili njihet si kritik i ashpër i Kremlinit, është arrestuar në janar të vitit 2021, pas kthimit në Moskë nga Gjermania.

Në Berlin, ai është trajtuar pas helmimit me agjent nervor në Siberi.

Navalny e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për këtë sulm, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë diçka të tillë.

Edhe Gjendet Navalny Botë Gjendet Navalny

Ai është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të dënimit me kusht dhe më pas me nëntë vjet burgim nën akuzat për përvetësim.

Ai dhe mbështetësit e tij kanë thënë vazhdimisht se këto akuza janë të motivuara politikisht./ REL