Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bastisja masive 735 milionë dollarëshe në Singapor - shtëpi e vetura luksoze të sekuestruara

Policia në Singapor ka sekuestruar rreth 735 milionë dollarë – përfshirë shtëpi e vetura luksoze dhe para – në një prej hetimeve më të mëdha të pastrimit të parave.

Shtëpitë luksoze, veturat, çanta të dizajnerëve dhe 17 milionë dollarë para ishin në mesin e gjërave të sekuestruara.

Dy persona me pasaporta të Qipros, një me pasaportë të Turqisë dhe shtatë të tjerët me pasaporta të Kamboxhias janë në mesin e dhjetë të arrestuarve nga policia. Operacioni është duke vazhduar, tetë persona tjerë janë ende në kërkim.

Bastisjet në këtë masë në Singapor janë të rralla, e cila ka shkallë të ulët të krimeve në botë, raportoi BBC. 

94 shtëpi bashkë me 50 vetura janë sekuestruar.

“Kemi zero tolerancë për përdorimin e Singaporit si strehë e sigurt për kriminelët”, ka thënë David Chew, drejtor i Policisë.

Image
Foto: Policia e Singaporit