Pushtimi i Ukrainës ka hyrë të shtunën në ditën e 24-të. Luftimet po vazhdojnë në shumë qytete, derisa më shumë se 800 civilë janë vrarë deri më tani. Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar disa runde bisedimesh, por nuk kanë arritur në ndonjë marrëveshje
23:13 - Banorët e Mariupolit po dërgohen dhunshëm në Rusi
Qyteti ukrainas është duke u përballur me sulme të shumta nga forcat ruse.

22:31 - Transportonin ushtarët rusë, Ukraina ndërpret linjën hekurudhore me Bjellorusinë
Nuk ka më linjë hekurudhore midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, sipas Oleksandr Kamyshin, kryetar i rrjetit hekurudhor të Ukrainës.
Edhe
Kharkivi pritet të kthehet në kontrollin e ukrainasve
Kamyshin e bëri njoftimin pasi kishte dështuar në thirrjen e tij drejtuar punonjësve të hekurudhave bjelloruse që të mos transportonin trenat ushtarakë rusë drejt Ukrainës.
22:18 - Deputeti ukrainas flet për tmerrin në Mariupol: Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë
Situata është e rëndë, pasi më tepër se 300 mijë civilë nuk kanë qenë në gjendje të evakuohen.
Disa nga pak civilë që kanë qenë në gjendje të largohen kanë treguar për kushtet e tmerrshme, ku nuk ka energji elektrike e ujë dhe furnizimet me ushqim po mbarojnë.
20:51 - Më shumë se 6.600 njerëz janë evakuuar përmes korridoreve humanitare të shtunën
Gjithsej 6.623 persona u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare të shtunën, tha një zyrtar i lartë.
Kjo është shumë më pak se më shumë se 9.000 që arritën të evakuuoheshin të premten.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit, tregoi se 4.128 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
20:45 - Arma e re e Rusisë në Ukrainë: Çfarë është raketa hipersonike?
Ushtria ruse tha të shtunën se lëshoi raketa hipersonike në Ukrainë, përdorimi i parë i njohur i sistemit të ri të armëve në një mjedis luftarak.
19:27 - Kina: Sanksionet ndaj Rusisë janë të egra
Një zyrtar i lartë i qeverisë kineze ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës janë gjithnjë e më "të egra".
19:14 - Një burrë nxirret i gjallë nga rrënojat në Kharkiv, nuk dihet fati i njerëzve në teatrin e Mariupolit
Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kharkiv.
18:48 - Ukraina i bën thirrje Kinës ta dënojë agresionin rus
“Kina mund të jetë element i rëndësishëm në sistemin e sigurisë globale, nëse merr vendimin e duhur – të përkrah koalicionin e shteteve të civilizuara dhe ta dënojë barbarizmin e Rusisë”, ka shkruar Mykhailo Podolyak në Twitter.

17:13 - Zhvillimet e fundit në luftën Ukrainë – Rusi
- Luftimet në rrugë po vazhdojnë në qendër të portit strategjik jugor të Ukrainës, Mariupol, ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin kontrollin e qytetit
- Kjo po pengon përpjekjet për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në një bodrum nën rrënojat e një teatri të granatuar të mërkurën
- Situata në qytet është e dëshpëruar, me rreth 300 mijë civilë që nuk po mund të evakuohen
- Kryebashkiaku Vadym Boychenko thotë se forcat ukrainase po bëjnë gjithçka për të mbajtur larg forcat ruse nga Mariupoli
- Në një qytet tjetër jugor, Zaporizhzhia, ka filluar një shtetrrethimi 38-orësh. Shtetrrethimi vjen pas një sulmi me raketa ruse që vrau të paktën nëntë persona
- Presidenti i Ukrainës Zelensky i ka kërkuar presidentit rus Putin që t'i bashkohet atij për bisedimet e paqes "pa vonesë", duke thënë se është "i vetmi shans për Rusinë që të reduktojë dëmin e gabimeve të veta".
- Rusia ka thënë se forcat e saj përdorën raketa hipersonike - armë që lëvizin pesë herë më shpejt se shpejtësia e zërit - për të shënjestruar një depo armësh nëntokësore në Ukrainën perëndimore.
17:02 - Zyrtarët amerikanë konfirmojnë: Rusia ka përdorur raketa hipersonike kundër Ukrainës
SHBA-ja ka qenë në gjendje të monitorojë lansimin e raketave në kohë reale, thonë burimet.
16:49 - KB: Afro 850 civilë u vranë në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus
Së paku 847 civilë, përfshirë 64 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt, sipas të dhënave të fundit të Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR), raporton CNN.

14:52 - Ukraina konfirmon sulmin rus në depon me armë, por jo me raketë hipersonike
Një zyrtar ushtarak i Ukrainës ka konfirmuar për një media lokale të shtunën se forcat ruse kanë sulmuar depon e raketave dhe municionit në Delyatyn të rajonit Ivano-Frankivsk.
Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat, i tha gazetës Ukrainskaya Pravda, megjithatë, se ende nuk është konfirmuar nëse raketa që përdorën rusët ishte me të vërtetë Kinzhal, raketa hipersonike, apo ndonjë lloj tjetër.
Më herët të shtunën, një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se ushtria ruse goditi depon nëntokësore në Delyatyn me raketën hipersonike Kinzhal në përdorimin e saj të parë luftarak të raportuar. Sipas zyrtarëve rusë, Kinzhal, i transportuar nga avionët luftarakë MiG-31, ka një rreze veprimi deri në 2000 kilometra.
14:07 - KB: Në shekullin 21 është i papranueshëm bllokimi i ndihmës në Mariupol
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se nuk po mundet të arrijë te mijëra persona të ngecur në Mariupol sepse është krejtësisht i rrethuar nga forcat ruse.
Koordinatori i emergjencave, Jakob Kern, i ka thënë AFP-së të shtunën se taktika se ndalimit të furnizimeve urgjente të ushqimit në Mariupol është “e papranueshme në shekullin e 21-të”.
Situata në qytetet e rrethuara të Ukrainë është “e tmerrshme” ka thënë ai, dhe organizimi i tij nuk po mund të arrijë në Mariupol sepse shoferët e kamionëve nuk po dëshirojnë ta rrezikojnë sigurinë e tyre duke shkuar atje.
“Sa më afër shkon te këto qytete, aq më të shqetësuar janë për sigurinë e tyre”, ka thënë Kern. “Kjo nënkupton se nuk mund t’i arrijmë këta njerëz në Mariupol, Sumy, Kharkiv, në qytetet që janë gati të rrethuara – ose tërësisht si në rastin e Mariupolit”.
13:57 - Ukraina ka arrestuar 127 agjentë pro-rusë që nga fillimi i luftës
12:19 - Dhjetëra trupa nxirren nga rrënojat e bazës ushtarake të goditur nga raketat ruse në Mykolaiv
Skena të tmerrshme janë shfaqur nga një bazë ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës.
Gazetari belg Robin Ramaekers që vizitoi skenën mëngjesin e së shtunës, ka folur për të paktën 80 trupa që u nxorën nga rrënojat, me “shumë të tjerë ende nën”, raporton BBC.
Numri i të vekurve ende nuk është konfirmuar nga autoritetet ukrainase pasi është zonë ushtarake.
Mbrëmjen e së premtes pamjet nga zona treguan një vajzë të vogël që po nxirrej nga rrënojat dhe gjendja e saj nuk dihet.
er wordt volop verder gezocht naar lichamen hier in #Mykolaiv, tegelijk opnieuw luchtalarm, iedereen naar de schuilkelders… #vtmnieuws pic.twitter.com/ycfblo5Mvp
— Robin Ramaekers (@ramaekers_robin) March 19, 2022
11:27 - Ukraina pretendon se ka vrarë mbi 14 mijë ushtarë rusë
Ukraina pretendon se më shumë se 14,000 trupa ushtarake ruse janë vrarë, që nga fillimi i pushtimit, tri javë më parë.
Edhe
Kombet e Bashkuara me mision për të shpëtuar civilët nga fabrika e ferrit
Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur përmes një përditësimi në Facebook të shtunën, se 14,400 ushtarë rusë janë vrarë, raporton BBC.
Përditësimi po ashtu thotë se ushtria ka humbur shumë pajisje ushtarake, përfshirë rreth 1,470 transportues të blinduar, 60 tanke dhe mbi 100 avionë luftarakë dhe helikopterë.
Ndërkohë, burime perëndimore të inteligjencës kanë sugjeruar se rreth 7,000 trupa ruse janë vrarë dhe midis 14,000 dhe 21,000 të tjerë janë plagosur.
Kjo vjen pasi forcat ukrainase pretenduan se kishin vrarë një gjeneral të pestë rus, të premten.
Gjenerallejtënant Andrei Mordvichev do të ishte komandanti më i lartë rus i vrarë në konflikt deri më tani.
?? Загальні бойові втрати противника з 24.02 по 19.03 орієнтовно склали / ?? The total combat losses of the enemy from...
Posted by Генеральний штаб ЗСУ / General Staff of the Armed Forces of Ukraine on Saturday, March 19, 2022
11:23 - Nëntë të vrarë nga bombardimet në Zaporizhzhia
Nënkryetari i Zaporizhzhias, Anatoliy Kurtiev, ka thënë se janë vrarë nëntë persona dhe 117 janë lënduar nga bombardimet e rusëve në periferi të qytetit, raporton të shtunën SkyNews.
Kurtiev ka thënë se Zaporizhzhia po përballet me sulme nga trupat ruse me tanke, helikopterë dhe sisteme raketore në ditët e fundit.
Ora policore atje është zgjatur me 38 orë.
10:52 - Luftime në Mariupol, të bllokuarit në teatrin e bombarduar nuk po mund të shpëtohen
Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko ka thënë të shtunën se luftimet në rrugë në qendër të qytetit po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar qindra njerëz të bllokuar brenda bodrumit të një teatri, që zyrtarët thonë se u bombardua nga Rusia të mërkurën.
10:30 - Forcat ukrainase rikthejnë nën kontroll mbi 30 vendbanime pranë Kievit
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë rikthyer nën kontroll më shumë se 30 vendbanime pranë Kievit, raporton Ukraine Now të shtunën në Telegram.
Ushtria ukrainase po ashtu ka arritur në disa drejtime të zmbrapsë trupat ruse për 70 km larg kryeqytetit.
Rusia që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ka pasur cak kryesor marrjen nën kontroll të kryeqytetit të këtij shteti, Kievin.
Mirëpo forcat ruse nuk po arrijnë ende ta bëjnë këtë për shkak të rezistencës së fuqishme ukrainsase, ndonëse sulme ajrore ka pasur edhe në këtë qytet në ditët e fundit.
10:19 - Forcat ruse po gërmojnë pengesa afër Kievit
Sipas analizave dhe imazheve satelitore të Maxar Technologies, ushtria ruse është duke gërmuar për të ndërtuar pengesa prej balte rreth pajisjeve të saj ushtarake në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kievit.
Imazhet e reja satelitore tregojnë pengesat mbrojtëse rreth pajisjeve ushtarake ruse pranë Ozeras dhe bazës ajrore Antonov.
Pajisjet ushtarake shtesë ruse, dhe disa ndërtime të pengesave, janë parë gjithashtu në fshatrat Zdvyzhivka dhe Berestyanka, më në veriperëndim.

10:10 - Zaporizhzhia nën izolim 38-orësh
Qyteti ukrainas i Zaporizhzhias do të jetë në orë policore për 38 orë duke filluar nga e shtuna, pasi ushtria e Ukrainës urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën në mëngjes, ka thënë nënkryetari Anatoliy Kurtiev, raporton Reuters.
“Mos dilni jashtë në këtë kohë!” ka thënë ai.
Qyteti është bërë i rëndësishëm për rreth 35 mijë persona që thuhet se janë larguar nga Mariupoli.

10:05 - Ukraina pretendon se ka rrëzuar dy avionë e tre helikopterë rus në 24 orët e fundit
Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se kanë goditur dy avionë rusë dhe tre helikopterë në 24 orët e fundit, raporton Sky News.
Ato gjithashtu kanë deklaruar se kanë rrëzuar katër raketa të armikut, derisa kanë dhënë detaje të mëtejshme të "rezistencës heroike të popullit ukrainas".
Në total, Ukraina pretendon se ka goditur 12 objektiva ajrore ruse në orët e fundit.
Përditësimi shton se Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha, duke thënë se pajisjet ruse u shkatërruan në rajonet Mykolayiv dhe Sumy.

09:42 - 112 fëmijë janë vrarë deri tani në Ukrainë
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka thënë të shtunën se gjithsej 112 fëmijë kanë vdekur në vend që nga fillimi i pushtimit rus.
Zyra ka thënë se më shumë se 140 fëmijë janë plagosur që nga 24 shkurti, raporton Associated Press.
Ndërkohë, sipas agjencisë së OKB-së për fëmijë, më shumë se 1.5 milionë fëmijë kishin ikur nga Ukraina.
Shumica e familjeve ukrainase kanë ikur në Poloni, Hungari, Sllovaki, Moldavi dhe Rumani.
Ndërkaq, UNCIEF ka thënë se gratë dhe vajzat që udhëtojnë vetë janë veçanërisht të rrezikuara nga dhuna me bazë gjinore.
09:31 - Ukraina shpreson të hapë sot 10 rrugë evakuimi

08:52 - Rusia pohon se ka përdorur raketa hipersonike në Ukrainë
Rusia ka thënë se ka përdorur armë hipersonike për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore. Raketat hipersonike janë armë të shpejta që mund të shmangin zbulimin nga sistemet e mbrojtjes ajrore, raporton The Guardian.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë të shtunën se ka shkatërruar një depo të madhe për raketa dhe municione për avionë në rajonin Ivano-Frankivsk të Ukrainës.
Ministria ka thënë edhe se ka shkatërruar radion ushtarake ukrainase dhe qendrat e zbulimit afër qytetit port të Odessas duke përdorur sistemin raketor bregdetar.
07:53 - Rusia mund ta ashpërsojë luftën në Ukrainë, thotë ministria britanike e Mbrojtjes
07:38 - Vritet gjenerallejtënanti rus në Ukrainë, Andrei Mordvichev
07:31- Zelensky bën thirrje për bisedime të paqes me Rusinë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje të shtunën për paqe kuptimplotë dhe bisedime të sigurisë "pa vonesë" me Moskën, raporton BBC.
Zelensky ka thënë se ishte shansi i vetëm i Rusisë për të kufizuar dëmin nga "gabimet" e saj në vazhdën e pushtimit të Ukrainës.
Edhe"Ky është i vetmi shans për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, ka thënë Zelensky në një fjalim mbrëmjen e së shtunës.
“Është koha për t'u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t'ju duhen disa breza për t'u rikuperuar”, ka thënë Zelensky.