Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bankieri miliarder kinez që u zhduk para një viti, rikthehet dhe jep dorëheqje

Bankieri miliarder kinez Bao Fan, i cili ishte zhdukur për gati një vit, ka dhënë dorëheqje nga banka e tij “China Renaissance Holdings Ltd.”

Ai ka thënë se është dorëhequr “për arsye shëndetësore dhe për të marrë me çështje familjare”, thuhej në deklaratën e bankës.

Zhdukja e tij e pashpjegueshme në shkurt të vitit të kaluar e kishte tronditur komunitetit biznesor dhe të investimeve në Kinë.

Banka ka thënë se bashkëpronari i saj, Xie Yi Jing, do t’i marrë detyrat e Baos, raportoi BBC. 

“Bao nuk ka asnjë mosmarrëveshje me Bordin dhe nuk ka ndonjë çështje tjetër që lidhet me dorëheqjen e tij që duhet t’u bëhet e ditur aksionarëve”, ka shtuar banka.

Edhe Miliarderët po largohen nga Kina - bashkë me paratë Botë Miliarderët po largohen nga Kina - bashkë me paratë

Por, nuk ka dhënë detaje për vendndodhjen e Baos deri më tash.

Bao ishte një nga bankierët e profilit më të lartë të Kinës me një listë klientësh për përfshinin gjigantët e internetit, Tencent, Alibaba dhe Baidu.