Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Baerbocku po përpiqet ta bindë Scholzin për dërgimin e Taurusve në Ukrainë

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock po përpiqet të ndryshojë opinionin e kancelarit Olaf Scholz për furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë Taurus.

Spiegel ka raportuar se Baerbocku ishte përmbajtur për disa muaj nga bërja e ndonjë deklarate publike në lidhje me raketat Taurus që Scholzi mund ta kishte perceptuar si presion të panevojshëm.

Megjithatë, ajo u mbështet tek aleatët e Gjermanisë për ta bërë këtë.

Spiegel përmend sugjerimin e sekretarit të Jashtëm britanik në një intervistë se raketat Taurus mund të ndërroheshin me “Storm Shadows” të Britanisë, duke e thënë atë që Baerbocku s’mund ta thoshte publikisht.

Mediat gjermane shkruajnë gjithashtu se Baerbocku po punon fshehurazi për një plan që Gjermania të dërgojë raketa në Ukrainë pa kaluar vijat e kuqe të vendosura nga Scholzi.

Një opsion është që Gjermania të dërgojë raketat Taurus te britanikët, të cilët do t'i dorëzojnë ato në Ukrainë, por do të mbajnë kontrollin mbi dislokimin dhe objektivat e tyre pasi kanë rreze veprimi 500 kilometra.

Scholzi deklaroi publikisht arsye të ndryshme për refuzimin e Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me raketa Taurus - nga shmangia e përshkallëzimit dhe hyrja në një luftë me Rusinë, deri te shqetësimet se këto raketa do të përdoreshin për të sulmuar Moskën.

Artikuj të ngjashëm