Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Babis tërhiqet nga qeveria, pas humbjeve në zgjedhjet çeke

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis ka njoftuar për dorëheqjen e qeverisë së tij.

Në një konferencë për media, Babis ka thënë se i ka shkruar letër presidentit Milosh Zeman për ta informuar rreth vendimit të tij.

Në zgjedhjet e mbajtura gjatë muajit tetor, miliarderi Babis doli humbës. Ai nuk ka arritur të sigurojë shumicën në parlament, ndërkaq partitë e koalicionit kanë thënë se nuk do të bashkëpunojnë me Babisin, të akuzuar për keqpërdorim të fondeve të BE-së.