Republika Çeke ka votuar për zgjedhjet parlamentare, mirëpo sondazhet kanë treguar se kryeministri miliarder, Andrej Babis, ka gjasa të mëdha që të mbajë postin me gjithë skandalin në lidhje me financat.
Zgjedhjet do të jenë dyditore për Dhomën e Ulët të Parlamentit prej 200 ulëseve.
Euroskeptiki Babis pati mandat të turbullt pas një serie të skandaleve.
Policia ka rekomanduar ngritjen e padisë ndaj atij në lidhje me mashtrimet me subvensionet e BE-së.
Ndërkaq një raport i publikuar së fundmi nga Bashkimi Evropian thuhej se Babis kishte konflikt interesi në lidhje me subvencionet të perandorisë së tij të bizneseve.
Sidoqoftë, sondazhet e fundit kanë treguar se lëvizja e tij centriste pritet të marrë 25 për qind të votave.
Mirëpo nuk është e qartë nëse Babis do të marrë vota të mjaftueshme që të jetë në gjendje të formojë koalicionin e ri qeverisës.