Avionët luftarakë rusë kryen fluturime të rrezikshme afër disa dronëve amerikanë mbi Siri duke detyruar që MQ-9-tat amerikane të kryejnë manovra evazive, raportuan Forcat Ajrore të SHBA-së.
Ky provokim nga ana e Rusisë ndodh për herë të dytë brenda 24 orëve.
Gjenerali, Alex Grynkewich, komandant i Forcës së 9-të Ajrore në Lindjen e Mesme, u ka bërë thirrje forca ruse në Siri, siç është shprehur ai, “që të ndalojnë këtë sjellje të pamatur dhe t'u përmbahen standardeve që priten nga një forcë ajrore profesioniste”.
Në të dyja incidentet që ndodhën në mëngjes, provokimet u bënë ndaj dronëve të njëjtë amerikanë të cilët nuk ishin të pajisur me armë dhe zakonisht përdoren për misione zbulimi. / AP
Artikuj të ngjashëm