Një numër i personave kanë shpëtuar nga shpërthimi i djeshëm në teatrin e Mariupolit, ku disa qindra civilë besohet se janë strehuar.
Streha e bombës në ndërtesë arriti t’i rezistojë goditjes, tha një zyrtar në zyrën e kryetarit lokal.
Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të japin të dhëna për numrin e saktë të viktimave.
Gra dhe fëmijë ishin në mesin e atyre që u strehuan. Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar se ka kryer sulmin.
Mariupol është aktualisht kriza më e keqe në vend, pasi po përballet me granatime pothuajse të vazhdueshme dhe furnizimet kryesore po mbarojnë.
Artikuj të ngjashëm
-
Punonjësit e shpëtimit thonë se ka të mbijetuar nën rrënoja të teatrit në Mariupol
-
Dështon përpjekja për të evakuuar civilët nga Mariupoli
-
Dëshmia e së mbijetuarës së teatrit të Mariupolit
-
Uria kaplon qytetet ukrainase
-
Luftime në Mariupol, të bllokuarit në teatrin e bombarduar nuk po mund të shpëtohen