Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko ka thënë të shtunën se luftimet në rrugë në qendër të qytetit po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar qindra njerëz të bllokuar brenda bodrumit të një teatri, që zyrtarët thonë se u bombardua nga Rusia të mërkurën.
Boychenko ka thënë se ekipet janë në gjendje të pastrojnë rrënojat dhe të largojnë njerëzit vetëm kur ka qetësi në luftime, raporton BBC.
"Ka tanke dhe granatime artilerie dhe të gjitha llojet e armëve të gjuajtura në zonë. Forcat tona po bëjnë gjithçka për të mbajtur pozicionin e tyre në qytet, por forcat e armikut janë më të mëdha se tonat, për fat të keq”, ka thënë Boychenko.
Ai nuk mund të jepte një vlerësim se sa njerëz të tjerë kishin arritur të largoheshin nga zona në 24 orët e fundit.
Të premten, autoritetet ka thënë se 130 njerëz kishin arritur të arratiseshin dhe se më shumë se 1,000 ishin ende në bodrumin, i cili i rezistoi sulmit.
Edhe
Luftimet arrijnë në qendër të Mariupolit
Rusia mohon të ketë bombarduar ndërtesën, e cila ishte shënuar qartë si një strehë civile.
Boychenko ka bërë të ditur gjithashtu se 40,000 njerëz kishin arritur të largoheshin nga qyteti në pesë ditët e fundit dhe se 20,000 të tjerë presin të evakuohen.