Një burrë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kharkiv.
Ai shpëtoi falë refuzimit të punëtorëve të shpëtimit që ta linin nën rrënoja.
Shpesh duke gropuar edhe me dorë, ata arritën te burri që ishte ngujuar në rrënojat e Institutit Kombëtar për Administratën Publike. Ndërtesa u godit nga një raketë ruse.
U rezistoi lodhjes dhe temperaturave të ftohta, teksa punëtorët ia dolën të nxirrnin Vladislavin para se të binte nata.
Ka shpëtuar me pak lëndime, por menjëherë falënderoi ekipet e shpëtimit, pasi u pyet nga gazetarët se çfarë kishte për të thënë.
Edhe
Luftime në Mariupol, të bllokuarit në teatrin e bombarduar nuk po mund të shpëtohen
DEK1. Vladislavi – I nxjerrës nga rrënojat
“U jam mirënjohës për krejt jetën. Janë fantastikë. Kanë bërë punën e vështirë të rëndësishme. Nuk kam fjalë”, ka thënë Vladislav.
Kharkivi është njëri prej qyteteve më të goditura nga Ushtria ruse, qëkur nisi pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt.
Ndërkohë të shtunën, shteti i Ukrainës ka bërë të ditur se më shumë se 14 mijë ushtarë rusë janë vrarë gjatë luftës.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se 1 mijë e 400 transportues të blinduar, 60 tanke dhe 100 aeroplanë luftarakë dhe helikopterë janë shkatërruar nga forcat e Ukrainës.
Për shifër tjetër të vrarësh në mesin e ushtarëve rusë kanë raportuar burimet perëndimore. Këto burime kanë raportuar për 7 mijë ushtarë të vrarë rusë dhe 14 mijë të tjerë të plagosur.
Beteja për të shpëtuar të ngujuarit në teatrin e qytetit të Mariupolit ka vazhduar edhe të shtunën. Autoritetet ukrainase kanë thënë se luftimet në rrugë kanë vështirësuar përpjekjet e tyre për të larguar të ngujuarit në bodrumin e teatrit.
Edhe
Lëndohen 21 persona nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës
Të premten, autoritetet ukrainase kanë thënë se 130 njerëz janë nxjerrë nga bodrumi i këtij teatri, në të cilin kanë mbetur 1 mijë të tjerë.
Rusia ka mohuar bombardimin e teatrit, në oborrin e të cilit në gjuhën ruse ishte shkruar se ka fëmijë brenda tij.