Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit të krijojnë korridoret humanitare, njoftoi BBC.
Ushtria ruse thotë se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, ku mijëra njerëz mbeten të bllokuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fjalimin e tij drejtuar kombit, Zelensky thotë se qindra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat e një teatri që u bombardua të enjten.
Zelensky thotë gjithashtu se dërgesat e armëve që po vijnë nga Perëndimi për në Ukrainë janë shumë të ngadalta.
"Ne përsëri u kujtojmë disa liderëve perëndimorë se do të jetë një humbje morale për ta... nëse Ukraina nuk merr armë të avancuara", thotë ai.