Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar, në një zjarr që përfshiu një autobus në Zvicër, në kantonin Fribourg.
Autobusi u përfshi nga zjarri rreth orës 18:25 në Kerzers.
Policia kantonale e Freiburgut në konferencë për media ka konfirmuar vdekjen e 6 personave, ndërsa ka thënë nga pesë të lënduarit tre janë në gjendje të rëndë. Një nga të lënduarit kishte shkuar për të ndihmuar. Sipas, policisë ka dyshime se zjarri ishte shkaktuar qëllimshëm, transmeton “20 Minuten”.
Dëshmitarë kanë thënë se një person ia ka vënë zjarrin vetes brenda autobusit. Policia tha se është në dijeni për këtë hipotezë, por s’ka konfirmuar.
Po ashtu në pyetjen nëse ishte sulm terrorist, Policia ka thënë se nuk mund të japë detaje ndërsa po vazhdohen hetimet.
-
Identifikimi i të vdekurve nga zjarri në një autobus në Zvicër mund të zgjasë me ditë
-
Disa të vdekur nga aksidenti i rëndë i autobusit në Zvicër
-
Shqiptarët rrëfejnë momentet e tragjedisë në Zvicër ku vdiqën gjashtë persona
-
Disa të vdekur dhe të plagosur nga një zjarr në një bazë ushtarake në Kanada
-
Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur