Tre nxënës e dy të rritur kanë mbetur të vdekur në një aksident mes një autobusi shkolle dhe një kamioni në Ilinois të SHBA-së.
Në mesin e nxënësve të vdekur janë një vëlla e motër, dhe një djalë tjetër 3-vjeçar, raportoi AP.
Policia ka bërë të ditur se të dy veturat u përfshinë nga flakët pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 11:30 të mëngjesit në Rushville, një komunitet i qarkut Schuyler. Të katër personat në autobus dhe shoferi i kamionit mbetën të vdekur.
Mjeku ligjor i qarkut i identifikoi fëmijët si Maria Miller 5-vjeçare, Andrew Miller 3-vjeçar, dhe Noah Driscoll 3-vjeçar, të gjithë nga Rushville, bëri të ditur policia e shtetit. Maria dhe Andrew Miller ishin motër dhe vëlla, konfirmoi mjekja ligjore e qarkut të martën.
-
Përplaset autobusi me fermerë në Florida, tetë të vdekur
-
Autobusi me turistë përplaset me një kamion në Brazil, 25 të vdekur
-
Autobusi përplaset me kamionin në Kanada, 15 të vdekur
-
Pesë fëmijë të vdekur në një aksident me makinë në SHBA
-
Kamioni hyn mes këmbësorësh në Kanada, dy të vdekur e nëntë të lënduar