Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autobusi me turistë përplaset me një kamion në Brazil, 25 të vdekur

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën pasi një autobus i turistëve u përplas me një kamion të dielën mbrëma në verilindje të Brazilit, raporton “Daily Mail”.

Pesë persona tjerë janë lënduar. Në mediumet braziliane janë postuar pamje të aksidentit.

Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 23:30 me kohë lokale në rrugën BR-324 në afërsi të komunës Gaviao në shtetin verilindor brazilian të Bahias.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimave. Trupat u janë dorëzuar policisë për identifikim.

Në aksident vdiqën tre persona që ishin në kamion dhe 22 tjerë që ishin në autobus.

Tetë burra e 17 gra, përfshirë një shtatzënë, humbën jetën.