Të paktën 15 persona kanë vdekur pas një përplasjeje të rëndë në provincën Manitoba në Kanada.
Përplasja ndodhi mes një kamioni dhe një autobusi që po bartte kryesisht njerëz të moshuar.
Aksidenti ndodhi në autostradë, raportoi BBC.
12 autoambulanca u dërguan në vendngjarje. 10 persona, përfshirë dy shoferët, gjenden në spital me lëndime të rënda.
Pamjet treguan autobusin që digjej pranë kamionit, ndërsa rruga e mbushur me mbetje nga përplasja.
Artikuj të ngjashëm
-
Kamioni hyn mes këmbësorësh në Kanada, dy të vdekur e nëntë të lënduar
-
Autobusi përfshihet nga zjarri në Zvicër, 6 të vdekur e 5 të lënduar
-
Të paktën 21 të vdekur nga aksidenti mes tri automjeteve në Meksikë
-
37 të vdekur në një aksident trafiku në Brazil
-
24 të vdekur në Meksikë pasi autobusi përplaset me rimorkion e një kamioni