Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Assange nis betejën e fundit për të mos u ekstraduar në SHBA

Avokatët e Julian Assange nisën të martën sfidën e fundit ligjore në Mbretërinë e Bashkuar, për të ndaluar dërgimin e themeluesit të WikiLeaksit në Shtetet e Bashkuara, për t'u përballur me akuzat për spiunazh. Avokatët kanë argumentuar se veprimet e tij kishin ekspozuar veprime të rënda kriminale nga autoritetet amerikane që ishin "me interes të dukshëm dhe të rëndësishëm publik".

Vetë Assange nuk ishte në gjykatë. Gjykatësja Victoria Sharp ka thënë se atij iu dha leja për të ardhur nga burgu Belmarsh, por kishte zgjedhur të mos merrte pjesë. Ndwrkaq, avokati i Assange, Edward Fitzgerald, është shprehur se ai nuk ndihej mirë, raportoi Associated Press.

52-vjeçari ka luftuar kundër ekstradimit për më shumë se një dekadë, derisa në pesë vitet e fundit ishte në një burg të sigurisë së lartë.

Dhjetëra mbështetës që mbanin pankarta "Lironi Julian Assange" dhe brohoritnin "ka vetëm një vendim - nuk ka ekstradim" mbajtën një protestë të zhurmshme jashtë Gjykatës së Lartë në Londër, ku avokatët e Assange do t'u kërkojnë dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të lejojnë një seancë të re të apelit.

“Ai po ndiqet penalisht për përfshirje në praktikën e zakonshme gazetareske të marrjes dhe publikimit të informacionit të klasifikuar, informacion që është edhe i vërtetë, por edhe me interes publik të dukshëm e të rëndësishëm”, është shprehur Fitzgerald në gjykatë.

Artikuj të ngjashëm