Julian Assange “ka vënë jetë në rrezik” duke lëshuar dokumente të klasifikuara amerikane, prandaj duhet të ekstradohet dhe të përballet me drejtësinë, është thënë të mërkurën në një dëgjim në një Gjykatë të Lartë.
Juristët e SHBA-së kanë thënë se Assange ka zbuluar emrat e burimeve kur ka përdorur Wikileaks, për të publikuar dosje të paredaktuar lidhur me luftërat në Afganistan dhe Irak, raportoi BBC-ja.
Dëgjimi është i fundit në betejën e tij pesëvjeçare kundër ekstradimit.
Avokatët e tij thanë të martën se rasti me SHBA-në është “hakmarrje shtetërore”, dhe se ekstradimi do të ishte kundër ligjit britanik.
Nëse apeli i tij bie poshtë, Assange, 52 vjeç, do të ekstradohej brenda javësh.
Ekipi ligjor i SHBA-së i tha gjykatës se Assange përballet me akuzat se ai inkurajoi dhe ndihmoi Chelsea Manning, një analist i inteligjencës amerikane, në marrjen e rreth 400,000 raporteve të aktivitetit të luftës në Irak dhe 250,000 kabllogrameve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Shumë prej tyre ishin publikuar të paredaktuara përmes WikiLeaks.
Edhe
Julian Assange: Aktivist apo shijues i publicitetit?
Assange ka qenë në burgun Belmarsh të Londrës që nga arrestimi i tij në vitin 2019, me kërkesë të autoriteteve amerikane.