Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet një nga kriminelet më të kërkuara në Gjermani

Autoritetet gjermane më në fund kanë rënë në gjurmë të një gruaje 42-vjeçare, e cila dyshohet se ka vjedhur më shumë se një milion euro nga një kompani transferimi parash në Stuttgart, ku ishte e punësuar, shkruan Bild.

Mirnesa S., me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, është kapur në aeroportin e Stuttgartit të hënën rreth orës 19:45. Ajo dyshohet se ka njoftuar përmes avokatit të saj se do të dorëzohet. Për të kishte fletëarrest ndërkombëtar.

“Po vijojnë hetimet për vendndodhjen e parave”, ka njoftuar policia.

Ajo dyshohet se ka vjedhur më shumë se një milion euro nga një kompani e transfertave më 14 tetor të këtij viti. Që atëherë, të gjitha gjurmët e saj kanë humbur. Ajo kishte qasje në para si punonjëse e kompanisë. Vjedhja është vënë re menjëherë dhe policia ka nisur hetimet. Në deklaratën e autoriteteve, nuk u shpjegua se si punonjësja ka nxjerrë një shumë kaq të madhe parash.

Bild zbuloi se apartamenti i saj ishte në katin e tretë të një ndërtese snë Cannstatt. Interesant është fakti se ndërtesa ndodhej vetëm 250 metra larg hyrjes kryesore të Policisë Kriminale të Shtetit.

Edhe Inspektori gjerman dhe gruaja e tij përvetësuan mbi 1 milion euro nga matësit e parkimit Botë Inspektori gjerman dhe gruaja e tij përvetësuan mbi 1 milion euro nga matësit e parkimit

Mediat gjermane, në kërkim të provave, zbuluan se miqtë e saj në rrjetet sociale po festonin “arritjen” e Mirnesas dhe po talleshin me policinë.

Siç shkruante Bild në momentin e kërkimit të të arratisures, Mirnesa mburrej për një jetë luksoze në rrjetet sociale. Ajo ishte e lumtur të tregonte çantat, orët dhe bizhuteritë e shtrenjta dhe pozonte në festa luksoze. Miqtë e saj e quanin Miki, dhe ajo më parë ka punuar si kamariere.

Image